Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë pa shami

8 Prill 2023 | 15:11

Autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk vendosin shami të kokës, njoftoi policia të shtunën.

Pasi të identifikohen, shkelëset do të pranojnë “një mesazh paralajmërues sa i përket pasojave”, tha policia përmes një deklarate.

Ky vendim synon “të parandalojë rezistencën kundër ligjit për hixhab”, tha policia përmes deklaratës që u publikua nga agjencia e lajmeve Mizan dhe mediat e tjera shtetërore. Autoritetet shtuan se rezistenca e tillë prish imazhin shpirtëror të shtetit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr shamitë e kokës që nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq shtatorin e kaluar teksa ishte në paraburgim nga policia morale. Mahsa Amini ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, apo shamisë së kokës. Forcat e sigurisë kanë shtypur me dhunë revoltën pas vdekjes së Aminit.

Megjithatë, rreziku për arrestim për shkak të kundërshtimit të kodit të detyrueshëm të veshjes është i lartë dhe gratë ende shihen duke mbajtur shami gjatë daljeve të tyre në qendra tregtare, dyqane e rrugë në mbarë vendin. Por, po ashtu videot ku shfaqen gratë pa shami dhe duke i rezistuar policisë së moralit kanë vërshuar rrjetet sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026