Shtohen tensionet pas mësymjes në xhami, Izraeli mbledh rezervistët e ushtrisë
Pas tensioneve dhe konflikteve të shtuara ditët e fundit dhe sulmeve të ndara ku u vranë tre persona, përfshirë dhe një turist italian, Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ushtrisë.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për çtensionimin e situatës, situata e dhunës është përkeqësuar pasi policia izraelite mësyu në xhaminë Al-Aqsa dhe dhunoi besimtarët aty.
Militantët palestinezë u përgjigjën me një sulm me raketa, ndërkohë që Izraeli u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa Libanin dhe Gazën.
Të premten, një turist italian u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një arab izraelit mori përpara me makinë një turmë turistësh.
Policia izraelite e identifikoi shoferin si një 45-vjeçar arab nga qyteti Kfar Kasem të Izraelit.
“Terroristi është neutralizuar”, tha një zëdhënës i policisë izraelite.
Lëvizja islamiste palestineze, Hamas, që udhëheq me Gazën, tha se sulmi ishte “neutral dhe përgjigje legjitime” ndaj “agresionit” të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa, shkruan rel.
LEXO GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)