Izraeli thotë se ka kryer sulme hakmarrëse në Siri

9 Prill 2023 | 10:46

Izraeli ka kryer sulme me artileri në Siri mëngjesin e 9 prillit, njoftoi ushtria e këtij shteti, pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit, të pushtuara nga Izraeli.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria – përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush – paraqesin episodin e fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.

“Në përgjigje të raketave të lëshuara nga Siria në Izrael më herët gjatë ditës së sotme, aktualisht territori sirian po goditet me artileri”, shkroi në Twitter ushtria izraelite, shkruan REL.

Një dron po ashtu “po godet caqe në Siri prej ku janë lëshuar raketat drejt territorit izraelit”.

Gjashtë raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e së shtunës dhe dy goditën Rrafshnaltën e Golanit, tha ushtria izraelite. Të paktën një raketë është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026