Zgjedhjet, gjobë ose burg për sekretarët e KZAZ-së që shkelin Kodin Zgjedhor
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi sot me 5 minuta pushim. Urdhërim i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 veta ngriti një pikëpyetje, a duhet të vijonte mbledhja. Kjo pasi të pranishëm në sallë ishin 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 4 përfaqësues të administratës edhe 6 përfaqësues të partive politike.
Pas diskutimeve pa mikrofon u gjet një zgjidhje tepër kreative, mbledhja të vijonte me dyer dhe dritare të hapura në mënyrë që ajri të qarkullonte sa më shumë.
Rendi i ditës fliste për mënyrën e funksionimi të Komisioneve të Zonave Zgjedhore të cilat janë cilësuar më parë si KQZ në miniaturë.
Projektvendimi u miratua me konsensus dhe ka vendosur disa klauzola. Të drejtën për të propozuar anëtar do ta kenë partitë politike që kanë prodhuar mandat deputeti sipas zgjedhjeve të vitit 2017 në momentin e nisjes së legjislaturës parlamentare dhe jo të tanishëm. Ky përkufizim u bë për të shmangur interpretimet e mundshme në të ardhmen në mënyrë që PD-LSI të kenë komisionerët e tyre.
Këto komisionerë kanë tashmë detyrim ligjor që të deklarojnë gjendjen e konfliktit të interesit. Nëse ndonjë i afërm i tyre deri në brezin e katërt është kandidat për deputet, ata humbasin të drejtën e votës në rast vendimmarrje për kandidatin në fjalë.
Anëtarët e Rregullatorit kërkuan të shmangini një precedent të shkuar në proceset elektorale, largimin e sekretarit të KZAZ-së së bashku me vulën. Krahas detajimit ligjor për zëvendësimin e vulës, u vendosën masa shtesë administrative ndaj anëtarëve të KZAZ-së që shkelin rregullat.
E para është gjoba, e cila shkon deri në 90 mijë lek në rast të shkeljeve të dispozitave të Kodit Zgjedhor ose burgim deri në 6 muaj për sekretarët e KZAZ-ve në varësi të shkeljeve që mund të bëjnë.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset