Ngushtica e Tajvanit| 10 anije kineze përplasen me 10 tajvaneze
Gati 20 anije ushtarake – rreth 10 kineze dhe 10 tajvaneze – janë përballë njëra-tjetrës pranë vijës së mesme të ngushticës së Tajvanit, tha sot një burim i paidentifikuar i njohur me situatën për Reuters.
Sot, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake tre-ditore, Kina kreu sulme të simuluara ndaj trupave të huaja pranë bregut jugperëndimor të Tajvanit, tha burimi.
Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi sot se Forcat Ajrore Kineze kanë përfshirë avionë shtesë në stërvitjet ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes në Taipei tha se Tajvani po monitoron aktivitetet e forcave raketore të Kinës dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore të Tajvanit po mbajnë një nivel të lartë gatishmërie, raporton Reuters.
Siç u tha, të shtunën, 71 avionë kinezë dhe nëntë anije kaluan vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta