Lepurushët prej “çokollate” konfiskohen në doganë, ishin bërë nga ekstazi e pastër 

10 Prill 2023 | 10:15

Doganierët belgë konfiskuan tre lepurushë prej “çokollate” në aeroportin Zaventem të Brukselit, pasi analizat përcaktuan se ishin bërë nga droga e njohur si ekstazi.

Dërgesa është deklaruar si një suvenir me një vlerë totale prej 145.2 euro, raporton Brussels Times.

“Ajo që në fillim dukej si një ccokollatw e shijshme për fëmijët, pas analizave doli të ishte MDMA e pastër, e destinuar për prodhimin e tabletave ekstazi”, tha zëdhënësi i Shërbimit Publik Federal për Financat, Francis Adins.

Ai tha se nuk mund të përcaktohet vlera e tregut të produktit, por se në çdo rast malli i konfiskuar do të asgjësohet.

Pakoja prej 1.8 kilogramësh u kap në zyrën postare në aeroport duke përdorur një spektroskop Raman, një skaner dore që mund të identifikojë substancat nga gjurmët e tyre kimike.

Pakoja është dërguar nga një adresë në Belgjikë, e cila rezultoi se nuk ekzistonte.

Porti kryesor i Belgjikës, Antwerp, po bëhet gjithnjë e më shumë porta e Evropës për kontrabandën e drogës nga Amerika Latine për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, por vetë vendi është bërë një qendër për drogat sintetike që prodhohen në Evropë dhe më pas dërgohen nëpër botë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026