Botërori i parë që do të luhet në dimër, Katari gati për ngjarjen më të madhe sportive

20 Nëntor 2020 | 18:47

Dy vite nga Kampionati Botëror i Futbollit 2022. 730 ditë nga kjo e shtunë, do të nisë një nga evenimentet më të mëdha sportive në botë, por ndryshe nga historia gati 100-vjeçare, Kupa e Botës 2022 do të luhet në dimër, nga data 21 nëntor deri në 18 dhjetor.

Temperaturat e larta në Katar detyruan organizatorët të ndryshonin periudhën kohore kur do të zhvillohet ky eveniment madhështor. Edhe pse vendi organizator bëri investime të jashtëzakonshme në infrastrukturë, në mënyrë që të krijoheshin kushte sa më të mira, nuk u pa e arsyeshme që ndeshjet të luhen në verë, në një kohë kur temperaturat arrijnë shifra të frikshme.

Në këtë kampionat botëror, tifozët do kenë mundësinë të ndjekin 4 ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, të shtira në 11 orë. Distanca e afërt që kanë impiantet me njëri-tjetrin krijojnë mundësinë për të ndjekur disa ndeshje fizikisht në stadiume. 

Problematika do të jetë me klubet e futbollit dhe federatat që do jenë të detyruara që të ndërtojnë një kalendar të ri, për të krijuar mundësinë e zhvillimit të botërorit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin Al Bayt Stadium me kapacitet 60,000, ndërsa finalja në 18 dhjetor do të zhvillohet në Lusail Stadium, me një kapacitet prej 80,000 vendesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026