Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston 26-vjeçarin në Burrel
Policia e Matit ka arrestuar 26-vjeçarin me iniciale S.N, i cili ishte shpallur në kërkim.
Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçari është arrestuar, pasi më 1 shtator të këtij vitit qëlloi me armë zjarri në ajër në qytetin e Burrelit. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. N., 26 vjeç, banues në Burrel.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar.
Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset