Hidhet poshtë padia e Trump, gjykatësi në Pensilvani: U paraqitën argumente të pabaza e akuza spekulative
Duket se presidenti Donald Trump është gjithnjë e më shumë larg një mandati të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Një tjetër pengesë iu shfaq në Pensilvani, ku një gjyqtar federal hodhi poshtë një proces gjyqësor të ngritur nga fushata e 74-vjeçarit që kërkonte të zhvlerësonte miliona vota postare në Pensilvani.
Gjykatësi i Matthew Brann vendosi që fushata e Trump nuk kishte arritur të demonstrojë se kishte pasur mashtrim në votat e zgjedhjeve te 3 nëntorit, zgjedhje të cilat Presidenti i humbi ndaj demokratit Joe Biden.
“Kjo Gjykatë u ballafaqua me argumente të pabaza ligjore dhe akuza spekulative”, – shkroi Brann, duke shtuar se ai “nuk ka asnjë autoritet të heqë të drejtën e votës edhe të një personi të vetëm,
Procedimi gjyqësor, i drejtuar nga avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, u përpoq të ndalonte zyrtarët të vërtetonin fitoren e Biden në Pensilvani, duke argumentuar se disa qarqe lejuan votuesit të rregullonin gabimet në fletët e tyre të votimit.
Trump dhe ekipi i tij tani kanë fituar dy çështje të lidhura me zgjedhjet dhe kanë humbur 34. Trump po kërkon të zhvlerësojë ose ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve përmes rinumërimeve dhe presionit të drejtpërdrejtë mbi ligjvënësit në disa shtete. Ai do të duhej të mbizotëronte në të paktën tre shtete për të parandaluar Biden nga betimi si president më 20 janar.
Në Miçigan, Republikanët u shkruan autoriteteve shtetërore duke u kërkuar të presin 14 ditë për të vërtetuar fitoren e Biden dhe për të lejuar një kontroll të fletëve të votimit në Qarkun Wayne. Biden fitoi 154.000 vota më shumë se Trump në Michigan.
Akuzat e Trump kanë vazhduar të ndezin bazën republikane. Qindra mbështetës u mblodhën në Atlanta, duke denoncuar mediat se shpallën para kohe Biden fituesin e zgjedhjeve, si dhe udhëheqësit republikanë të shtetit për vërtetimin e rezultateve.
Por një ditë më parë Trump mori edhe një tjetër humbje. Shteti amerikan i Xhorxhias ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, duke i atribuuar fitoren Joe Biden.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.