Bora e parë në pikën turistike të Dardhës, vizitorët shijojnë një fundjavë ndryshe

22 Nëntor 2020 | 13:23

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në qarkun juglindor të vendit.  Pika turistike e Dardhës në Korçë është zbardhur nga reshjet e dëborës, ndërsa një numër i konsiderueshëm vizitorësh kanë vërshuar drejt këtij destinacioni për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës urbane.

Pavarësisht situatës COVID-19, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi thotë se Dardha këtë fundjavë ka patur një numër konsiderueshëm turistësh.

“Zyrtarisht juglindja e Republikës së Shqipërisë është përfshirë në sezonin e dimrit. Ditën e djeshme ka rënë bora e parë në Dardhë. Ka një bum turistësh, të cilët po provojnë dëborën e parë. Ka dëborë në pjesën e sipërme rreth 1200 metra lartësi”, tha gazetari Shkëmbi.

Mikrofonit të Euronews Albania nuk kishte si t’i shpëtonte opinionin i turistëve, të cilët thonë se vijnë në Dardhë bashkë me familjen për të kaluar një ditë ndryshe.

“Është hera e parë për mua. Mendova të kaloj një ditë ndryshe me familjen. Ishte shumë bukur dhe ajri është i pastër. Është shumë bukur, qetësia është absolute”, tha një turiste.

Pika turistike e Dardhës në qarkun Korçë vizitohet çdo vit nga një numër i konsiderueshëm turistësh shqiptarë, por edhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026