Nicolas Sarkozy para gjykatës, përballet me akuzat për korrupsion dhe lidhje me Muammar Gaddafin

22 Nëntor 2020 | 16:55

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, këtë të hënë do të dalë në gjyq ku do të përballet me akuzat për korrupsion dhe pretendimet e shpenzimeve të lidhura me fushatën e tij zgjedhore në vitin 2012, kur garonte për mandatin e tij të dytë për president.

Politikani i krahut të djathtë ka qenë subjekt i disa hetimeve për  korrupsion ndërsa drejtoi Francën midis viteve 2007 dhe 2012. Gjyqi aktual do të përqendrohet në ‘Çështjen e Bugging’, në të cilën ai dhe avokati i tij akuzohen për përpjekjet për t’i dhënë ryshfet një magjistrati i lartë.

Akuza të tjera përfshijnë pretendimin se Sarkozy mori mbi 50 milionë euro fonde për fushatë nga udhëheqësi libian Muammar Gaddafi dhe se ndërsa ishte president ai përfitoi nga marrëveshjet e armëve në Pakistan.

Çështja u bë me dije pasi hetuesit përdorën përgjime telefonike për të shqyrtuar pretendimet se lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi financoi fushatën e suksesshme të Sarkozy për presidencën në 2007.

Avokatët e Sarkozy kanë argumentuar se gjyqtarët që po hetojnë tejkaluan kompetencat e tyre duke përgjuar bisedat e tij midis shtatorit 2013 dhe marsit 2014, duke shkelur komunikimin e avokatit dhe klientit. Sarkozy ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë Kombëtare Financiare se ka vepruar për motive politike.

inIsh-presidenti vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje. Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që gjykohet për korrupsion dhe çështja është përshkruar si ‘historike’ nga mediat franceze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026