Samiti i G20 organizuar nga Arabia Saudite nuk ofroi fonde specifike për vaksinën anti-COVID

23 Nëntor 2020 | 06:50

Liderët e ekonomive më të fuqishme në botë, gjatë samitit virtual diskutuan për mënyrën sesi do të shpërndahen vaksinat anti-COVID, ilaçet apo si do të kryhen testet në të gjithë botën në mënyrë që edhe vendet e varfra të mos lihen mënjanë, por të ndihmohen për t’u rimëkëmbur nga pandemia.

Samiti i G20 u mbyll me shqetësimin dhe thirrjet se të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet një shpërndarje më e drejtë e vaksinave COVID-19 e sidomos për t’u ardhur në ndihmë shteteve të varfra.

Në përfundim të samitit të G20 udhëheqësit e kombeve më të fuqishëm të botës u zotuan të mos kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinave kundër coronavirusit.

Por komunikata përfundimtare nga samiti virtual i organizuar nga Arabia Saudite nuk ofroi fonde të reja specifike.

“Ne kemi mbështetur angazhimin tonë për të vazhduar të punojmë së bashku për t’u ringritur në sfidën e pandemisë COVID-19 në mënyrë që të mbrojmë jetën dhe ata që janë më vunerabël,” – u shpreh mbreti Salman i Arabisë Saudite.

G20, i cili përfshin SH.B.A.-në, Indinë, Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe të tjera shtete, shprehu mbështetjen për përpjekjet si COVAX, një iniciativë ndërkombëtare për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në vendet e të gjithë botës. Por ekziston shqetësimi se marrëveshjet e drejtpërdrejta midis disa vendeve dhe kompanive  farmaceutike kanë rezervuar tashmë pjesën më të madhe të furnizimit me vaksina duke lënë mënjanë vendet e varfra.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është që COVAX, me paratë që ka, të negociojë me prodhuesit e vaksinave të mundshme, sepse ne për shembull në Bashkimin Evropian, tashmë kemi avancuar në negociata me disa prodhues të vaksinave,” – tha kancelarja gjermane Merkel.

Ekonomitë e goditura nga pandemia mbeten gjithashtu një shqetësim.

G20 ra dakord të pezullojë pagesat e borxhit për vendet më të varfra të botës deri në mes të vitit 2021 për t’i lejuar ata të përqendrojnë shpenzimet në kujdesin shëndetësor. Italia e cila do të kryesojë G20-ën e ardhshme bëri me dije pikëpamjet e saj.

“Presidenca italiane dëshiron të shoh përtej emergjencës. Ne duam të promovojmë një rikuperim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës, elastik.  Duam të vendosim të gjitha masat e nevojshme për një rindërtim më solid dhe efektiv, duke promovuar një shoqëri më të drejtë,” – sqaroi kryeministri italian, Konte.

Shpresohet që nga samiti i ardhshëm bota të ndodhet në një tjetër kthesë por siç tha shefi i një agjencie:

“Fjalët janë të shkëlqyera, por ne tashmë  duhet të shohim veprime.”

 

Lexoni gjithashtu: 

Shpërndarja e vaksinave, liderët e G20-ës zotohen se do të ndihmojnë vendet më të varfra

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026