‘Pjesa dërrmuese e personelit janë hequr nga puna’, Kryetari i Shoqatës së Operatorëve: 2020, vit i zi për turizmin
Kryetari i Shoqatës së Operatorëve, z. Rexhep Kasmi u shpreh për Euronews Albania se gjatë vitit 2020 sektori i turizmit ka pësuar shumë humbje, për shkak të pandemisë.
Duke e quajtur vitin 2020, vit të zi, Kasmi theksoi se pritet që deri në maj apo qershor të vitit të tjetër të mos kemi turizëm.
“Vit i zi ishte ky vit për turizmin. Koha e pandemisë që po zgjat kaq shumë nuk ishte menduar kështu. Po të mendojmë që në fillimet e pandemisë u konsiderua si luftë, u duk e përkohshme, u dhanë 3 paga lufte.
Tani është e qartë për këdo nga parashikimet që bëhen nga partnerët tanë, kudo që ndodhen, pritet që deri në maj, qershor të vitit të tjetër të mos kemi turizëm, ose pritet të fillojë turizmi në maj dhe qershor të vitit që vjen”, tha ai.
Ai theksoi se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga shteti.
“Është një luftë një vit e gjysmë që e përjetojmë dhe jemi vetëm, na kanë detyruar që ta përballojmë vetëm.
Në përgjithësi aktiviteti turistik në total për të gjitha subjektet është në nivelin 10-15%. Statistikat akoma nuk kanë dalë por janë i sigurt që në total për gjithë vitin nuk del më shumë se 10-15%.
Nuk mjaftojnë sa të mbyllen shpenzimet për ato subjekte që arritën të funksionojnë disi. Nuk bëhet fjalë për fitim dhe humbja është shumë e madhe nëse kemi parasysh që turizmi sjell 2 mld euro në buxhetin e shtetit”, tha ai.
“Ne jemi përpjekur që të krijomë tavolina bisede me instancat shtetërore, por këto kanë qenë të pamundura. Pavarësisht se u duk se morën në shqyrtim letrën, më pas nuk pamë asnjë reagim”, u shpreh Kasmi më tej.
Kasmi tha se agjencitë turistike kanë hequr shumë persona nga puna, pasi nuk kanë të ardhura.
“Pjesa dërrmuese e personelit është hequr nga puna. E keqja është se këta njerëz janë shumë të investuar nga të dy palët. Është frikë se kur të fillojë puna këta njerëz nuk do të jenë në dispozicion. Duheshin gjetur mënyra në bashkëpunim me shtetin që të mbështeteshin në një farë mënyre këta njerëz”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur