Shifra të larta të infektimeve dhe viktimave në Kosovë nga Covid-19

23 Nëntor 2020 | 14:09

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 pacientë, ndërsa nga 1542 testime të kryera, 645 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili gjithashtu thekson se janë shëruar edhe 353 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618”, thuhet në njoftim.

 

 

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste  dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

Si rezultat i rritjes së numrit të infektimeve dhe numrit të viktimave, qeveria e Kosovës ka marrë masa shtesë duke i përfshirë 18 komuna në “zonën e kuqe”, që konsiderohen si zona që kanë numër të lartë të infektimeve për 100 mijë banorë. Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë higjienën personale dhe të shmangin vendet me grumbullime masive. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026