COVID-19 ‘pushton’ shkollat në qytetin e Korçës, 10 mësues të tjerë të infektuar
Covid-19 është përhapur gjerësisht në qarkun e Korçës.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se në këtë qark janë identifikuar së fundmi 51 raste të reja.
Ndërkohë gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton nga qyteti i Korçës se 10 prej të infektuarve të fundit janë mësues.
“Lajmi i keq është ngritja e numrit të infektimeve në institucionet arsimore. Nga 51 rastet e djeshme, 10 prej tyre janë mësues. Vetëm për bashkinë e Korçës janë mbi 50 mësues të infektuar. Numri total për bashkinë e Pogradecit ka shkuar në mbi 16, të infektuar ka edhe në Ersekë”, u shpreh ai.
Po kështu, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se 17 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetën, ndërsa janë konfirmuar 795 raste të reja nga 2352 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Kjo rezulton të jetë shifra më e lartë e pacientëve të prekur me Covid, që kanë humbur jetën në harkun kohor të 24 orëve në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta