Situata e COVID në Kosovë, Shpend Fazliu: Kemi kapacitet të mjaftueshëm për pacientët që do të kenë nevojë të shtrohen
Në Kosovë vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 645 raste pozitive. Prishtina mbetet qyteti me më shumë raste, ndjekur nga Prizreni, Mitrovica, Gjakova e Podujeva.
Zëdhënësi i shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, në një intervistë për Euronews Albania, bëri me dije se brenda këtij shërbimi spitalor gjendjen katër klinika në shërbim të pacientëve të infektuar me COVID-19.
- Klinika infektive apo siç njihet ndryshe, klinika e sëmundjeve ngjitëse – COVID 1
- Klinika e pulmologjisë apo siç njihet ndryshe klinika e mushkërive – COVID 2
- Duke parë shtimin e rasteve janë shtuar kapacitetet spitalore dhe është hapur COVID 3
- Njësia e mjekimit intensiv qendror COVID 4, ku kurohen pacientët me gjendje më të rënduar
“Kemi 876 pacientë të hospitalizuar brenda klinikave të qendrës klinike universitare të Kosovës por edhe 7 spitaleve të përgjithshme. 11 prej tyre janë të lidhur me ventilator, 43 janë me maskë oksigjeni dhe 599 pacientë prej 876 janë të konfirmuar si COVID pozitiv,” – tregoi Fazliu.
Ai tregoi se ka raste kur pacientët i drejtohen vetë qendrës klinike apo spitaleve ama sidoqoftë pjesa më e madhe pasi rezultojnë të infektuar në varësi të udhëzimit të familjes paraqiten në spitalin e rekomanduar për të marrë mjekimin e duhur.
Ndër të tjera Fazliu tha se pavarësisht mangësive që mund të ketë sistemi shëndetësor në Kosovë, ja kanë dalë të ofrojnë shërbimin e duhur për gjithë nevojat e pacientëve, teksa pohoi se ka shtretër mjaftueshëm për të hospitalizuar këdo që ka nevojë.
Lexoni gjithashtu:
Hyjnë në fuqi kufizimet, nis sot zbatimi i masave të reja kufizuese anti-COVID në Kosovë
Infektologu Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e Covid-19
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta