Shpopullimi i shqiptarëve të Medvegjës, Muharrem Salihu: Kosova e Shqipëria të mos ndalen në deklarata

24 Nëntor 2020 | 08:52

Muharrem Salihu, drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, komentoi për Euronews Albania situatën që po kalojnë shqiptarët e Medvegjës, atje ku mendohet se mbi 3 mijë personave u janë “pasivizuar” adresat, ose thënë ndryshe janë çregjistruar nga vendbanimet, çrregjistrime që janë bërë nga vetë autoritetet serbe.

Salihu përshëndeti reagimet e fundit nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, mirëpo theksoi se kjo duhet të shoqërohet me kërkesa në vijimësi për ndryshim.

“Mbi 3 mijë shqiptarë edhe pse juridikisht të vdekur [sipas letrave] janë të gjallë në Medvegjë,” – u shpreh Salihu.

I pyetur nëse përfaqësuesit politikë shqiptarë në Serbi mund ta ngrenë si problem në parlament apo qeveri këtë situatë, Salihu tha se kishte më shumë besim nga autoritetet ndërkombëtare se sa nga ato serbe.

“Vuçiç më parë justifikohej te opozita për situatën, mirëpo pas zgjedhjeve të fundit [ku opozita i bojkotoi] ku ai ishte fituesi absolut dhe nuk e ka më këtë alibi më bën më shumë bindje që bashkësia evropiane t’i kërkojë që t’i përmbushë kërkesat që Serbia ka marrë angazhim si shtet,” – vijoi aktivisti politik i shqiptarëve në Serbi

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla kanë reaguar së fundmi, duke kërkuar lëvizje nga Këshilli i Evropës dhe komisioneri për mbrojtjen e pakicave.

“I përshëndes deklaratat e tyre, mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm për të thënë se këto deklarata janë veç hapi i parë dhe nuk do të ndalet këtu. Kërkesat duhen adresuar më tutje nga dy shtetet përkatëse në mënyrë që të bëhet një kthim i organizuar duke i asistuar familjet që kanë  pësuar rrënim të shtëpive ndër vite dhe janë detyruar të largohen, sot kemi për shembull dy fshatra në Medvegjë ku 69 familje kanë mbi dhjetë vite që kërkojnë një rrugë mirëpo shteti [serb] ua ka sabotuar investimet lokale dhe tashmë ata rrugën e kanë bërë me investime private duke u rënduar më tej situatën që kanë,” – u shpreh Salihu duke këmbëngulur se vetëm deklaratat nuk mjaftojnë.

“Pasivizimi i adresave” është konsideruar si spastrim etnik i institucionalizuar nga ministri Cakaj gjatë një interviste me Ilva Taren në Euronews Albania.

Kjo qasje është vënë re përveç Medvegjës, edhe në Preshevë dhe Bujanovc.

 

Lexoni gjithashtu:

Gent Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik “të maskuar” të shqiptarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026