Rusia pretendon gjithashtu se vaksina Sputnik V është 95% efektive ndaj COVID-19
Autoritetet ruse thanë së fundmi se testet për vaksinën Sputnik V kanë treguar se ajo është 95% efektive kundër COVID-19.
Të dhënat u thanë se u bazuan nga testet mbi vullnetarë të cilët u mbajtën nën monitorim për 42 ditë pas injektimit të parë të vaksinës.
Raportimi në fjalë vjen një ditë pasi Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca njoftuan se të dhënat për zhvillimin e vaksinës së tyre anti-Covid kishin treguar për efektshmëri deri në 70%.
Javët e fundit përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër koronavirusit janë intensifikuar duke marrë trajtat e një gare mes kompanive farmaceutike.
Kompanitë Pfizer-BioNTech dhe Moderna kanë raportuar deri më sot, gjithashtu, për efektivitet deri në 95% të vaksinave të tyre.
Nga Kina gjithashtu ka pasur raportime për të dhëna premtuese për një vaksinë të zhvilluar nga kompania shtetërore e farmaceutikës dhe që ishte shpërndarë tashmë “si arsye emergjente” së paku një milionë personave.
Prej rreth një viti, prej që kur COVID-19 buroi nga Kina, bota po vuan një pandemi që deri më sot ka infektuar rreth 60 milionë njerëz, prej së cilëve rreth 1.4 milionë kanë vdekur.
Lexoni gjithashtu:
Rreth një milionë personave në Kinë u është dhënë vaksina eksperimentale anti-Covid
Turqia teston vaksinën kineze; nuk jep shenja për efekte anësore
Universiteti i Oxfordit zbulon vaksinën 70% efektive kundër coronavirusit
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës