Regjimi i ashpër “41 Bis”, SPAK verifikime për disa të dënuar që dyshohet se vijojnë aktivitetin

24 Nëntor 2020 | 15:29

Më 30 korrik për herë të parë sektori “41 Bis” u inaugurua me kalimin e regjimin e posaçëm të shtatë të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, të cilët mbanin kontakte me botën e krimit jashtë.

Por, numri i dënuarve në regjimin e ashtuquajtur të “hekurt”, pritet të shtohet. Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK po verifikon një listë me emra të njohur të botës së krimit për të cilët agjencitë ligjzbatuese kanë të dhëna dhe indicie se mbajnë kontakte me elementë të caktuar jashtë qelisë duke vijuar aktivitetin kriminal.

Të dhënat janë adminstruar në rrugë operative nga Policia e Burgjeve, ajo e shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Por, për të dërguar një të dënuar në regjimin 41 bis vendimi duhet të jetë i argumentuar ndaj tashmë Prokuroria e Posaçme po kalon në sitë informacionet.

Më 30 korrik për herë të parë në “41 Bis” u izoluan të dënuarit për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe terrorizëm, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela dhe Genci Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026