Administrata Biden l Kush është sekretari i ri i shtetit dhe drejtuesja e inteligjencës kombëtare
Diplomati veteran amerikan Antony Blinken, i cili ka shërbyer si numri dy në Departamentin e Shtetit dhe si zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Obama është i zgjedhuri i presidentit të ardhshëm Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit.
Një person kyç i politikave të jashtme të Obamas dhe njeri i besuar i Biden, 58-vjeçari Antony Blinken përshkruhet nga persona që kanë punuar me të, si “diplomati i diplomatëve” dhe një person i qetë, por i zoti në politikat e jashtme.
I lindur në Nju Jork dhe i shkolluar në Harvard, Blinken ka eksperienca në fushën e raportimit dhe praktikës juridike, ndërsa është angazhuar në politikë në fund të viteve ’80. 58-vjeçari është gjithashtu analist i çështjeve globale në CNN dhe zotëron një frëngjishte të kulluar.
Avril Haines do të drejtojë inteligjencën kombëtare në administratën e re të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë e para grua që do të mbajë këtë post. Një ish-zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare nën presidencën Obama dhe e para grua që shërbeu në postin e zëvendësdrejtores së CIA-s, Haines është gjithashtu një prej personave më të besuar të Biden, me të cilin ka punuar për më shumë se një dekade.
51-vjeçarja ka një diplomë në fizikë nga Universiteti i Cikagos dhe një diplomë në juridik nga Universiteti i Xhorxhtaunit. Ajo gëzon respekt brenda komunitetit të inteligjencës, për intelektin, modestinë dhe etikën strikte të punës.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në