‘Amerika, gati të udhëheqë botën’, presidenti i zgjedhur Joe Biden prezanton ekipin, theksi te bashkëpunimi

25 Nëntor 2020 | 07:28

Amerika u rikthye dhe është gati të udhëheqë botën dhe të mos largohet prej saj. Ishte kjo deklarata e presidentit të zgjedhur Joe Biden i cili nga Delaware së bashku me zv/presidenten Kamala Harris prezantuan 6 zyrtarët të cilët pritet të marrin detyrat më të rëndësishme gjatë qeverisjes 4-vjeçare.

Joe Biden theksoi planet e tij për një politikë të jashtme të bazuar në Shtetet e Bashkuara që marrin një rol udhëheqës global dhe forcon aleancat.

“Njihuni me ekipin tim. Ata mishërojnë bindjet e mia thelbësore se Amerika është më e forta kur punon me aleatët e saj. Eshtë një ekip që do ta mbajë vendin dhe njerëzit tanë të sigurt esshtë një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën, jo për t’u larguar  prej saj. Edhe një herë, jemi gati të përballemi me kundërshtarët tanë dhe të mos refuzojë aleatët tanë “, tha Joe Biden.

Duke e cilësuar si një nga njerëzit më të përgatitur dhe se do tw rindwrtojw besimin ne departamentin amerikan  Antony Blinken pritet të jetë sekretar shteti. Blinken i cili e cilëson raportin me Evropën vitale e vuri theksin tek bashkëpunimi.

“Tani ne duhet të vazhdojmë me masa të barabarta të përulësisë dhe besimit. Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e botës vetëm. Ne duhet të punojmë me vendet e tjera. Na duhet bashkëpunimi i tyre, tha ai.

Përveç Blinken, ekipi i Biden përfshin Jake Sullivan si këshilltar të sigurisë kombëtare, Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara e cila në fjalën e saj tha se Amerika Multilateralizmi Diplomacia janë kthyer.

John Kerry rikthehet si i dërguari i posaçëm për çështjet klimatike.  Avril Haines, pritet të jetë në krye të inteligjencës Kombëtare.

Biden përzgjodhi gjithashtu Alejandro Mayorkas për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Jake Sullivan u nominua  këshilltar i sigurimit kombëtar dhe  Janet Yellen, ish kryetare e Rezervës Federale pritet të emërohet si Sekretare e Thesarit.

Disa prej pozicioneve pritet të marrin aprovimin e senatit.

Lexoni gjithashtu:

Biden mirëpret tranzicionin: Ta shfrytëzojmë për të shëruar Amerikën

Administrata Biden l Kush është sekretari i ri i shtetit dhe drejtuesja e inteligjencës kombëtare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026