Kufizimet në ligjin e ri për policinë, francezët në protestë, Brukseli paralajmeron se media duhet të jetë e lirë

25 Nëntor 2020 | 08:06

Lion ndodhet në Francën qendrore dhe është një nga shumë qytetet ku me mijëra njerëz dolën në rruge për të protestuar kundër një ligji të ri që shihet si kufizim i lirisë së shtypit, i njohur si “Ligji për siguri gjithëpërfshirëse”.

Ky është legjislacioni i fundit nga Presidenti Macron që ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit. Por, ajo që ka zemëruar më shumë francezet është neni 24, i cili kriminalizon filmimin e punonjësve të policisë në detyrë, duke shfaqur imazhet e tyre ndërsa janë në aksion.

Qetësia e protestës në Lion ishte shumë larg nga 24 orët e mëparshme në Paris.

Policia u akuzua për përdorim të tepruar forcës ndërsa ishte duke shkatërruar një kamp të ngritur nga emigrante dhe aktivistë.

Evakuimi, i filmuar nga gazetarët, shkaktoi reagim duke kërkuar hetim të mëtejshëm. Ndërsa anëtarë të shoqërisë civile pretendojnë se ligji i ri do të lejojë që çdo agresion i ardhshëm policor të mos kontrollohet.

Projektligji tashmë ka kaluar lehtësisht votimin në dhomën e ulët të parlamentit francez. Qeveria thotë se ligji ka për qëllim të forcojë kompetencat e policisë dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për të gjithë oficerët.

Por, Brukseli ka paralajmëruar  se “media duhet të jetë në gjendje të punojë e lirë”

“Vlerat evropiane shprehen qartë në traktatet evropiane dhe ne kërkojmë pavarësinë e drejtësisë, për lirinë e shtypit, për respektimin e pakicave. Për të respektuar po ashtu  pavarësinë e institucioneve demokratike në cdo shtet.”, u shpreh Damian Ciolos, eurodeputet.

Ndërsa ligji i ri ka të ngjarë të rrisë popullaritetin e Macron në mesin e shumë votuesve, të majtët e kanë akuzuar Macron se po kënaq dëshirat e  ekstremit  të djathtë, teksa kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet presidencialet e vitit 2022.

Lexoni gjithashtu:

‘E keqja kaloi’, Macron njofton lehtësimin e masave nga kjo fundjavë

Policia largon me dhunë qindra emigrantë nga qendra e Parisit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026