Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Mbi 38 mijë biznese janë mbyllur, shkak mosdhënia e një ndihme nga shteti
‘Janë mbi 38 mijë biznese të cilat janë mbyllur në këtë kohë pandemie’. Kështu deklaroi për Euronews Albania, kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël, z. Albert Nasto.
Ky i fundit theksoi se shkak kryesor i kësaj situate është se shteti nuk ka dhënë asnjë ndihmë për bizneset në këtë kohë pandemie.
“Shifrat nuk janë reale. Rreth 5 mijë biznese të mbyllura ose 6 mijë biznese të mbyllura do të ishte gjëja me më e mirë që mund t’i ndodhet këtij vendi.
Sipas nesh dhe sipas shifrave që ndjekim në terren janë mbi 38 mijë biznese të mbyllura, që kanë mbyllur qepenin dhe nuk i hapin më. Si efekt dhe shkak kryesor është mos-dhënia e një ndihmë nga e qeverisë në këtë kohë koronavirusi”, tha ai.
Kjo deklaratë e Nastos vjen pasi “Monitor” publikoi shifrat se nga 1 maji deri më 31 tetor, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë ose 34% më shumë se sa një vit më parë.
Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut