‘Kina po copëton BE-në’, Von der Leyen: Pekini me taktikën ‘përça dhe sundo’
Plani i Kinës për të vendosur vendet e Bashkimit Evropian kundra njëra-tjetrës me qëllim avancimin e interesave të saj gjeopolitike ka nisur.
Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thuajse dy javë pas vizitës së përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin.
“Një politikë e fortë evropiane mbi Kinën bazohet në koordinimin e fuqishëm mes vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së, si dhe mbi vullnetin për të shmangur taktikat përça dhe sundo, me të cilat e dimë se mund të përballemi”, ka deklaruar Von der Leyen.
Duke folur të martën në Parlamentin Evropian, presidentja e Komisionit ka vënë në dukje se zbatimi i taktikave të tilla është konstatuar tashmë në javët dhe ditët e fundit.
“Tani është koha që Evropa të ndërveprojë gjithashtu. Është koha të tregojmë vullnetin tonë kolektiv, të përkufizojmë së bashku se çfarë është suksesi dhe të tregojmë se uniteti na bën të fortë”, ka thënë më tej Von der Leyen.
Sa i takon Tajvanit, Von der Leyen ka nënvizuar angazhimin e KE-së ndaj politikës së një Kine të vetme, që njeh Republikën Popullore të Kinës si qeverinë unike të Kinës, por dhe ka insistuar në nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet