Ushtria greke ngre njësi spitalore lëvizëse në Selanik, 50 shtretër më shumë për të infektuarit

25 Nëntor 2020 | 11:49

Pjesa veriore e Greqisë është duke u përballur me një situatë më të rënduar nga koronavirusi.

Autoritetet greke dhe ushtria po ngrenë njësi spitalore lëvizëse ushtarake, me më shumë se 50 shtretër në një parking në qytetin verior të Selanikut, ndërsa spitalet e qytetit janë të mbingarkuara me pacientë covid-19. Kjo është struktura e parë e lëvizshme në shtetin fqinj që nga fillimi i pandemisë në shkurt.

Qyteti i dytë më i madh i vendit po përballet me një krizë shëndetësore ku njësitë e kujdesit intensiv (ICU) janë  të mbingarkuar me pacientë me COVID.

Që nga e premtja, autoritetet shëndetësore thanë se 210 nga 218 shtretër në dispozicion në kujdesit intensiv  të spitaleve të Selanikut për pacientët me COVID ishin të zënë.

Stafi i spitalit nga e gjithë vendi ka mbërritur në Selanik për të dalë vullnetarë për të ndihmuar kolegët e tyre, ndërsa qeveria urdhëroi klinikat private të ndërhyjnë dhe të sigurojnë shtretër spitalorë.

Objekti i lëvizshëm i çadrave dhe kontejnerëve të ushtrisë po ndërtohet në parkingun e një spitali ushtarak nga forcat e armatosura. 

 Javën e kaluar qeveria mbylli vendkalimin kufitar verior me Shqipërinë në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve në Greqinë veriore.

Greqia është aktualisht nën një bllokim i cili do të rishikohet në fund të muajit.  

Në shtetin fqinj është raportuar për rritje të rasteve të të infektuarve  e nëse shkalla aktuale e infeksionit vazhdon bllokimi mund të zgjatet deri në dhjetor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026