Përgatitje për ‘Ditën e Falënderimeve’, restorantet në SHBA ofrojnë ushqime që merren me vete

25 Nëntor 2020 | 13:02

Shtimi i rasteve me COVID-19 ka bërë qe disa shtete amerikane të vendosin masa te reja. Pavarësisht këtyre kufizimeve, shumë biznese kanë filluar të ofrojnë pako me ushqime tradicionale të “ditës së falënderimeve”, të cilat ata mund t’i marrin me vete, pasi qëndrimi në restorante është i ndaluar.

Kjo i ka nxitur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të mos krijojnë grumbullime dhe radhë të gjata nëpër dyqane ushqimore, dhe nga ana tjetër po ndihmon pronarët e restoranteve të mos shkojnë drejt falimentimit.

“Kjo është një pako për një vakt familjar. Kemi bërë diku te 50 ose 60 pako për shpërndarje. Kjo na ndihmon të mbijetojmë përgjatë kësaj periudhe të vështirë” , u shpreh Susan Feniger, shefe kuzhine dhe pronare e “Socalo”.

Kjo është gjithashtu një mënyrë e sigurt për të mos rënë lehtësisht në kontakt me koronavirusin. Qytetarët mendojnë se një veprimtari e tillë është diçka që i ndihmon ata, si dhe i lejon të festojnë disi festën tradicionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë mënyrë shmangen radhët në dyqanet ushqimore, tani që rastet e reja me koronavirus po shtohen çdo ditë. Mendoj se për sa i përket sigurisë, kjo i bën njerëzit të ndihen shumë më të sigurt, sepse atyre nuk u duhet të shkojnë në dyqane ushqimore të mbipopulluara dhe të qëndrojnë në radhë për rreth një orë në një ambient të mbyllur” , tha ajo më tej.

Disa restorante i ofrojnë këto pako me një çmim prej 40 dollarësh, kurse të tjerë kanë shpërndarë rreth 1700 vakte për persona të moshuar apo të pastrehë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026