Rruga drejt BE, Ardian Hackaj: Shqipëria duhet të përçojë sinjale të qarta brenda 10 dhjetorit

25 Nëntor 2020 | 18:53

Shqipëria në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Europian po përballet me sfida të shumta. Një prej tyre është edhe mungesa e ngritjes së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucione këto, të cilat u boshatisën për shkak të procesit të vettingut, i cili arriti të pastronte nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë, që kishin probleme me ligjin.

Ardian Hackaj, nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se reforma në drejtësi është e thellë, dhe si e tillë kërkon kohë për ta çuar deri në fund.

Ai tha se reforma në drejtësi është një vlerë e shtuar për Shqipërinë, ndërsa këmbëngul, që ky proces, të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur.

 “Reformat janë shumë të gjera, të thella dhe kërkojnë kohë. Reforma që ti bën për të hapur negociatat të kthehet në kusht bllokues, siç është Gjykata Kushtetuese. Kjo reformë është bërë vetëm me juristë. Kjo reformë është një vlerë e shtuar për vendin tonë, nuk ka rëndësi kush është në qeveria apo në opozitë. Kriteret vettingut ishin shumë të forta. Transparenca  është një nga kushtet themelore të reformës në drejtësi”, tha ai.

Ai u shpreh se Gjermania, e cila mban edhe presidencën e BE-së është pro Shqipërisë për t’i caktuar mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Gjithashtu z. Hackaj u shpreh se Shqipëria duhet të përçojë mesazh të qartë deri në 10 dhjetor për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, kusht ky i paracaktuar nga BE-ja për hapjen zyrtare të negociatave.

“Lajmi i mirë është se Gjermania është pro në dhënien e datës për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Lajm tjetër i mirë është se edhe klasa politike e ka kuptuar, që duhet të përmbushet rruga e formësimit të Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo qëndron në dhënien e sinjaleve në datën 10 dhjetor. Na duhet sinjal shumë i fortë deri në 10 dhjetor”, tha ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lexoni gjithashtu: 

Ku ka ngecur Gjykata e Lartë? Ylli Manjani shpjegon për Euronews Albania

Pengesat e reformës në drejtësi, problematikat u hasën që në fazën e projektimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021