Dita kombëtare e çajit, britanikët jo më të apasionuar pas pijes tradicionale
E premtja është dita kombëtare e çajit, por mesa duket, Mbretëria e Bashkuar nuk është më një komb që e adhuron këtë pije.
Sipas një sondazhi të përgatitur nga shoqata “Grupi i Çajit”, që ka intervistuar mbi 2 mijë konsumatorë, 55 për qind e tyre deklaruan se preferonin një pije alternative.
Sipas shoqatës, e ardhmja e çajit tani është shumë më ndryshe, pasi kemi të bëjmë me një gjeneratë çajpirësish që po largohen nga modeli tradicional i pijes.
Sipas sondazhit, alternativa më popullore ndaj çajit tradicional, atij të zi, ishte çaji jeshil dhe ai i aromatizuar dhe vetëm çereku i të intervistuarve thanë se e pinin tradicionalin për shëndetin e tyre.
“Nuk i duroj dot. Nuk e kuptoj përse njerëzit shkojnë pas çajit bimor dhe dënden me broçkullat e atyre që predikojnë përfitimet prej tij. Edhe çaji jeshil nuk më pëlqen, më bën për të vjellë kur e pij”, tha një prej të intervistuarve.
“Kam provuar shumë çajra, edhe të shtrenjtë. Dua vërtet që t’i pëlqej, por ata janë thjesht ujë. Më mirë një lëng portokalli”, tha një tjetër.
Krahas kësaj, shumë britanikë në ditët e sotme preferojnë më shumë kafenë sesa çajin, sidomos ekspresin e përzierë me qumësht.
Studimi tregon gjithashtu se shumë njerëz në Britaninë e Madhe e përgatisin çajin në gota të mëdha dhe vetëm një e treta përdorin një ibrik, ose një metodë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta