115 milionë euro ndihmë, ambasadorët e SHBA dhe BE: Po ndjekim procesin e rindërtimit

26 Nëntor 2020 | 15:00

Një vit më parë Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës që prej një shekulli. Shtetet e Bashkuara ishin mes shumë shteteve që I qëndruan në krah popullit shqiptar në një moment tejet të vështirë.

Në përkujtim të asaj tragjedie, ambasadorja, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur përkrahjen që SHBA vijon të japë për Shqipërinë që prej muajsh ka nisur procesin e rimëkëmbjes.

Krahas SHBA një solidaritet të madh me popullin shqiptar tregoi dhe Komisioni Evropian. Përmes një donacioni prej 115 milionë eurosh, 75 për objektet arsimore dhe 45 për ato kulturore duke u kthyer kështu në një aktor të rëndësishëm në procesin e vështirë të rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti vdekjeprurës.

Sot 1 vit pas asaj tragjedie ambasadori Luigi Soreca ka publikuar një video ku shkruan se të gjithë i  kujtojnë 51 viktimat dhe shpreh solidaritetin e BE. Ndërkaq ai thekson se tani është koha për të punuar dhe për të rindërtuar së bashku.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe reagimi i komisionerit evropian, Oliver Varhelyi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se BE vijon të mbështes procesin e rimëkëmbjes duke ndjekur parimet e llogaridhënies dhe transparencës dhe ndërtimit më të fuqishëm dhe në të mirë të të gjithëve.

Fatkeqësia natyrore që goditi një vit më parë Shqipërinë nxori në pah një valë të madhe solidariteti për popullin shqiptar që sot është përkthyer në fonde monetare për rimëkëmbjen e plotë nga dëmet e shkaktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026