Vuçiç s’u lejua në Kosovë, Lajçak mesazh Hotit: Pengesat dëmtojnë përpjekjet për marrëveshje
Papritur, kryeministri Avdullah Hoti, mori një letër nga Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Diplomati i BE-së, i shkruan Hotit për mosdhënien e lejes ditë më parë, të kërkuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç, për vizitë në Kosovë. Lajçak rikujton se lëvizja e lirë është pjesë e marrëveshjes.
“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e lirisë së lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për vizitat zyrtare”.
Lajçak i shkruan Hotit se të dy marrëveshjet (Liria e lëvizjes dhe vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.
“Shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren. Kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme gjithëpërfshirëse”.
Kësaj letre të Lajçakut, kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se do t’i japë përgjigje, duke rikujtuar se Kosova i respekton marrëveshjet dhe vendi është për lëvizje të lirë. Megjithatë, u shpreh se disa çështje janë shumë të ndjeshme.
“Në fakt jam në komunikim të rregullt me të por çdo kërkesë për vizitë me të duhet të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë së situatës”, tha ai.
Në arsyetimin e mosdhënies së lejes për të hyrë në Kosovë të Vuçiçit nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, shkruan se leje për të nuk do të ketë, derisa ai të mos kërkojë falje për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë. Kryeministri Hoti, sqaroi se ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë.
“Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë e jo dikush tjetër. Sigurisht se unë i koordinoj ministrat përkatës. Ministrat nganjëherë mund të kenë qëndrime të caktuara, por ato në fund koordinohen”.
Kërkesa e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për vizitë në Kosovë, u bë në kohën kur Kizhevak të Serbisë është gjetur edhe një varrezë masive me trupa shqiptarësh të vrarë gjatë luftës.
Gjithashtu, Vuçiç deshi të vijë në Kosovë në kohën kur në Mitrovicën e Veriut ka fushatë për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës ku kandidati i Listës Serbe, parti kjo e krijuar dhe dirigjuar nga Vuçiç, është dukshëm favorit.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta