Dita e Tokës në Hungari, Budapesti mbushet me çiklistë për një qytet më ekologjik

23 Prill 2023 | 16:06

Rreth 15 mijë çiklistë mbushën rrugët e Budapestit me rastin e Ditës së Tokës. Në të gjithë qytetin dëgjoheshin tingujt e zileve dhe marsheve që ndërroheshin.

Marshimi u nis nga ambasadori holandez në Sheshin e Heronjve dhe më pas përshkoi gjithë rrugën përgjatë Danubit, deri tek Ishulli Margaret.

Pjesëmarrësit në event u shprehën se donin një qytet më të gjelbër dhe më miqësor ndaj biçikletave.

“Sigurisht që dua më shumë akse për biçikletat, por edhe drejtuesit e mjeteve duhet të shkojnë diku”, thotw njw qytetar.

Rrugët e Budapestit janë projektuar kryesisht për makinat dhe për dekada me radhë çiklistët kanë hasur vështirësi në qarkullim.

Por mentaliteti ka ndryshuar, sidomos nën drejtimin e kryebashkiakut të ri, një konservator që ka projektuar rrjetin e akseve të biçikletave.

Dita e Tokës është vetëm fillimi. Nga sot, çdo fundjavë deri në fund të verës, gjithë rruga përgjatë Danubit do t’u kthehet këmbësorëve, çiklistëve dhe familjarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026