Mijëra tifozë nderojnë Maratonën, ndarja nga jeta shkakton edhe polemika

26 Nëntor 2020 | 21:18

Mijëra tifozë u përshëndetën për herë të fundit me Diego Armando Maradonën që ndërrojë jetë ditën e djeshme pas një arresti kardiak. Homazhet mbahen në pallatin presidencial në Buenos Aires. Vetë presidenti i vendit Alberto Fernandez së bashku me tifozët nderoi legjendën e futbollit Botëror.

Në Argjentinë duke nisur nga sot do të mbahen 3 ditë zie për njeriun që i udhëhoqi drejt suksesit në kupën e botës në vitin 1986.

As Covid 19 nuk e mundi dot historinë dhe kujtimet që Diego Maradona ka lënë pas.  Pavarësisht frikës dhe kaosit që koronavirus ka shkaktuar në botë mijëra tifozë me fanella e banderola në duar nderuan edhe një herë të fundit “El Pibe D’Oro që u fali aq shumë emocione e i mahniti me lojën e tij.

As Napoli nuk e harron Maradonën. Qytetarë të shumë mbushën rrugët e qytetit në nder të yllit të tyre. Presidenti i klubit napolitan Aurelio De Laurentis propozoi që stadiumi San Paolo të marrë emrin e Maradonës.

Një dyqan zejtarësh në Napoli, i famshëm për përpunimin e ikonave sidomos gjatë periudhës së krishtlindjeve nuk vonoi që Diego Maradon ta bënte me krahë. Tashmë Napoli e ka engjëllin e tij mbrojtës dhe futbolli ka një zot që do shohë gjithmonë nga lart.

Ndarja nga jeta e Diego Mardadonës ka shkaktuar edhe polemika. Avokati i yllit argjentinas, Matías Morla ka denoncuar autoritetet shëndetësore se e kanë lënë ish-futbollistin pa mbikëqyrje mjekësore për më tepër se 12 orë dhe se ambulanca mbërriti më shumë se 30 minuta vonesë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morla bëri publik shqetësimin e tij dhe u shpreh e ky fakt nuk do lihet pa u hetuar dhe përgjegjësit do shkojnë para ligjit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026