Hoti mohon të ketë dhënë dorëheqje, jep dy opsione për zgjedhjen e presidentit

27 Nëntor 2020 | 10:47

Pas lajmeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në Kosovë, për një dorëheqje të kryeministrit Avdullah Hoti, ka reaguar vetë ky i fundit duke i përgënjeshtruar të gjitha informacionet. 

Në një postim në Facebook, Hoti thekson se informacionet që po qarkullojnë në mediat janë të pavërteta.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.

Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19”, shkruan ai.

Ndërsa për çështjen e shumëpërfolur të zgjedhjes së Presidentit në Kosovë, Hoti thotë se partitë kanë dy opsione, atë me konsensus ose të dakordëson për datën e zgjedhjeve.

“Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, u shpreh kryeministri.

Lexoni gjithashtu:

President i ri, apo zgjedhje të përgjithshme, analisti Fidan Ukaj komenton situatën politike në Kosovë

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, palët të ndara, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026