Si riciklimi i ujërave të ndotura do të shpëtojë planetin tonë

25 Prill 2023 | 21:52

Gjithçka fillon këtu dhe përfundon këtu, në një impiant mbetjesh ujore ku të gjitha lëngjet e përdorura për të pastruar tualetet riciklohen para se të rikthehen në natyrë.

Këtu jemi në impiantin “Aquiris” në Bruksel, më i madhi në Belgjikë dhe një ndër më të rëndësishmit në Evropë.

Mbetjet ujore të mbledhura i nënshtrohen një seri trajtimesh përmes të cilave grimcat, vajërat dhe lëndët e tjera ndotëse asgjësohen.

“Këtu në qendrën tonë mund të trajtojmë 16.4 metër kub ujë për sekondë, ose 16 mijë e 400 litra ujë për sekondë. Dhe këtu, mesatarisht, ne trajtojmë 300 milionë litra ujë në ditë,” – tha Jean-François Mougel, menaxher i impiantit “Aquiris”.

Në Bashkimin Evropian, trajtimi i mbetjeve ujore rregullohet nga një direktivë e vitit 1991. Që prej atëherë, ndotja është rritur dhe teknologjia është përmirësuar.

Për t’u përshtatur më mirë me rregullat dhe objektivat e politikës së BE për klimën, në vitin 2022 Komisioni Evropian propozoi një direktivë që po studiohet nga Komisioni i Ambientit.

Në tërësi, direktiva e re ofron standarde strikte dhe detyrime të cilat duhet të zbatohen nga qytetet e BE-së. Në të kaluarën, disa vende dhe rajone janë përpjekur të ruajnë standardet e vjetra. Por investimet e reja janë para të shpenzuara më mirë.

“Kostoja do të jetë aty. Nëse nuk bëni asgjë, atëherë do të keni kosto mjekësore; do t’ju duhet të shpenzoni për shëndetin dhe do të keni vdekje të parakohshme. Ndaj, kostoja do të jetë aty në forma të ndryshme. Ju duhet të zgjidhni, rrugën e duhur apo atë të gabuar,” – u shpreh euro-deputeti finlandez, Nils Torvalds.

Për industrinë e ujit, direktiva është në rrugën e duhur, pasi teksti i saj përpiqet të çojë sektorin në një mentalitet ndryshe; të kthejë trajtimin e mbetjeve ujore në një vatër burimesh që mund të prodhojë energji si gazi bio, ose të rikuperojë nitrogjenin dhe fosforin e përdorur në agrikulturë.

Por e gjitha kjo vjen me një çmim, të cilin ata që ndotin më shumë do të duhet të paguajnë.

“Do të ketë një sforcim të buxheteve publike, por ne duhet të shohim edhe implementimin e procedurave nga këto industri, që sikurse tregon shkenca, po ndotin ujin. Ndaj, ato duhet të kontribuojnë,” – u shpreh ekspertja nga Belgjika, Tania Pentcheva.

Sot njerëzit përdorin më shumë lëndë kozmetike dhe medikamente se tre dekada më parë. Rrjedhimisht, në mbetjet ujore ka më shumë mbetje kimike. Nëse objektivi për pastrimin e ujit nuk arrihet, atëherë do të rritet ndotja e lumenjve dhe oqeaneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026