Irani akuzon Izraelin për orkestrimin e vrasjes së shkencëtarit të rëndësishëm bërthamor

27 Nëntor 2020 | 17:35

Ministri i Jashtëm iranian ka akuzuar Izraelin se ka orkestruar sulmin fatal ndaj një prej shkencëtarëve më të rëndësishëm bërthamor të vendit.

Mohsen Fakhrizadeh teksa po ngiste makinën në një qytet në lindje të Tehranit nga “terroristë të armatosur” që kanë përdorur eksplozivë dhe armë zjarri automatike në drejtim tij, raportoj televizioni shtetëror iranian.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha se “ka tregues të fortë për rolin e Izraelit në sulm”.

Përmes një postimi në Twitter, Zarif i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare, në veçanti Bashkimit Europian, që të dënojnë aktin terrorist.

Hossein Salami, komandanti i Ushtrisë Revolucionare të Iranit tha se “Vrasja e një shkencëtari bërthamor është sulmi më i dhunshëm që na është bërë për të na parandaluar që arrijmë në standardet e shkencës moderne”.

Izraeli nuk ka reaguar pas akuzave, por disa kohë më parë Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përmendur emrin e shkencëtarit duke thënë “Mbajeni mend atë emër”.

Agjencitë e inteligjencës e kanë cilësuar Fakhrizadeh si një “ndër krerët” e programit bërthamor të Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026