SHBA sanksionon Rusinë dhe Iranin

28 Prill 2023 | 07:19

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione kundër Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse dhe Gardës Revolucionare të Iranit, duke i akuzuar ata për arrestimin e paligjshëm të amerikanëve.

Lista e sanksioneve të reja përfshin katër komandantë të lartë të shërbimit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, por të paktën njëri prej tyre tashmë ishte sanksionuar. FSB e Rusisë është gjithashtu subjekt i sanksioneve të mëparshme të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e lartë të administratës së Biden, thanë në kushte anonimiteti se sanksionet e reja synojnë të nënvizojnë pasojat për ata që përpiqen të përfitojnë nga ndalimi i paligjshëm i qytetarëve amerikanë për të ushtruar presion politik ose për të kërkuar lëshime nga Uashingtoni, shkruan Alsat.

Nuk janë të paktë të burgosurit amerikanë në burgjet e Rusisë dhe Iranit, dy vende që kanë acaruar marrëdhëniet me ShBA-të.

Muajin e kaluar, FSB ruse arrestoi reporterin amerikan të Wall Street Journal, Evan Gershkovich me dyshimin për spiunazh.

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan dënimin me 16 vjet burg në Rusi, është shpallur fajtor për spiunazh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026