Natë protestash në Francë, nga Parisi në Lion, manifestime masive kundër dhunës policore
Zjarre dhe incidente u verifikuan gjatë natës në Paris, ku persona të shumtë protestuan kundër dhunës së policisë dhe ligjit të ri për sigurinë, që ndalon filmimin e oficerëve teksa janë në detyrë.
Forcat e rendit qëlluan gaz lotësjellës dhe hodhën granata trullosëse, pasi protestues të maskuar hodhën shashka ndaj kordonit të tyre, ngritën barrikada dhe gjuajtën me gurë.
Shumica e disa mijëra protestuesve marshuan në mënyrë paqësore, por grupe të vogla u përleshën me policinë. Disa automjete, motoçikleta dhe ndërtesa u përfshinë nga flakët.
Disa mijëra persona marshuan edhe në qytete të tjera si Lion, Lile, Rene dhe Strasburg.
Protestat vijnë pas publikimit më herët gjatë javës të pamjeve filmike të disa agjentëve që dhunonin një producent muzike në Paris, ngjarje kjo e ndodhur më 21 nëntor.
“Në fund do të supozojmë se filmimet do të jenë dashakeqe dhe kush do të jetë në gjendje t’i përcaktojë si të tilla? Do të jetë vetë policia dhe sigurisht që kjo do të shkaktojë një lloj vetëcensure”, u shpreh Vincent Lanier, nga Sindikata e Gazetarëve në Francë.
Incidenti shtoi kundërshtimin për projektligjin, që shihet si një kufizim i të drejtës së gazetarëve për të raportuar brutalitetin policor.
Lexoni ghithashtu:
Ligji që ndalon përdorimin e imazheve të policisë, protesta në Francë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës