Mbi 400 mijë vdekje, rëndohet bilanci i COVID-19 në Evropë, OBSH apel për kujdes
Mbi 400 mijë vdekje nga coronavirusi janë regjistruar në Evropë deri ditën e shtunë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Si kontinenti i dytë më i prekur pas Amerikës, Evropa ka regjistruar 407 mijë e 968 vdekje të lidhura me COVID dhe mbi 18 milionë e 283 mijë e 470 raste.
Në Francë, ku janë dhe rastet më të shumta në radhët e BE-së, 12 mijë e 580 persona të tjerë rezultuan pozitivë në një hark kohor prej 24 orësh, duke e çuar totalin e infeksioneve në 2 milion e 208 mijë e 700 njësi. Ndërkohë, bilanci i vdekjeve rezulton 52 mijë e 127 raste, me 213 të verifikuara në 24 orët e fundit.
Gjermania ndërkohë regjistroi 21 mijë e 695 raste të reja me COVID dhe 379 vdekje, sipas të dhënave të institutit Robert Koch.
Gjermania do të vijojë t’i mbajë masat kufizuese në fuqi edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm, deklaroi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, në një interviste për gazetën “Die Welt”.
Në Spanjë, për shkak të rënies së rasteve të infektimit, presioni ndaj sistemit shëndetësor është lehtësuar.
Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi në një fjalim ditën e shtunë se për pushimet e fundvitit, qytetarët duhet të mbeten të kujdesshëm dhe të kenë prioritet kontrollin e epidemisë.
Në Itali ndërkohë, rastet e konfirmuara me COVID arritën mbi 1 milion e 564 mijë e 530, pasi mbi 26 mijë e 320 raste të reja u verifikuan në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, vendi regjistroi 686 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 54 mijë e 363 viktima.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19 në Moskë, zgjatet periudha e vetizolimit; rekomandohet puna në distancë
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në