Investitorët padisin Adidas për bashkëpunimin me Kanye West 

30 Prill 2023 | 19:52

Kompania sportive Adidas është paditur nga investitorët të cilët pretendojnë se kompania dinte për sjelljen problematike të reperit Je, i njohur më parë si Kanye West, shumë vite përpara se të ndërpriste lidhjet me të.

Investitorët thonë se Adidas nuk arriti të kufizojë humbjet financiare dhe të marrë masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e tyre, raporton BBC.

Adidas hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato ishin pretendime të pabaza.

“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur fuqishëm ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Reperi amerikan projektoi një linjë atletesh nën markën Yeezy për Adidas dhe kompania më vonë pranoi se mund të kishte humbur deri në 700 milionë euro për faktin se një numër i madh atletesh, me vlerë qindra milionë euro, nuk arritën të shiten.

Adidas i dha fund bashkëpunimit me West vitin e kaluar pas komenteve antisemite të reperit, kur u njoftua se kompania nuk toleron antisemitizmin, por as ndonjë lloj tjetër gjuhe urrejtjeje.

“Komentet dhe veprimet e fundit të Je janë të rrezikshme, të papranueshme dhe të urryera. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”, tha kompania në tetor të vitit të kaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026