Seria A| Napoli ‘shtyn’ festën, Juventusi nuk mund dot as Bolonjën
Një fitore, 1 barazim dhe 3 humbje është bilanci i Juventusit në 5 përballjet e fundit të zhvilluara në kampionatin Italian. Bardhezinjtë edhe pse u ngjitën përkohësisht në vendin e dytë pas iu kthyen 15 pikët, duket se e patën të vështirë të mbanin ritmin, duke zbritur një vend më poshtë. Në përballjen e së dielës barazuan me Bolonjan 1-1, ndërsa goli u shënua nga Milik, me polakun që shpërdoroi dhe një 11 metërsh.
Napoli ka shtyrë festën për titull, diçka të cilën duket se do ta bëjë në transfertën ndaj Udineses. Në Diego Armando Maradona stadium, kryesuesit e kampionatit u ndalën nga Salernitana me sfidën që u mbyll në shifrat 1-1. Goli i shënuar nga Olivera u zhvlerësua më minutën e 84’ ku Dia solli barazpeshën në fushën e lojës, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Interi bëri një përmbysje të madhe ndaj Lazios në shtëpi, me miqtë që shënuan që në pjesën e parë me Anderson. Minutat në vijim, zikaltrit rikuperuan terren, ndërsa hyrja në fushë e Martinez solli ndryshimin. Argjentinasi shënoi golin e barazimit dhe Gosens solli përmbysjen 2-1. Në minutën e 90’ po Lautaro vulosi triumfin 3-1 të Interit. Në ndeshjet e tjera, Fiorentina mposhti Sampdorian, Sassuolo fitoi ndaj Empolit dhe Cremonese barazoi me Veronën.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta