Vetëvrasja tek ‘Shefqet Ndroqi’, Marsela Lekli: Dështim i spitalit, ka një numër të vogël psikologësh
Sot është shënuar një tjetër viktimë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një pacient 60-vjeçar u hodh nga lartësia. Për këtë ngjarje të rëndë psikologia Marsela Lekli u shpreh për Euronews Albania se në spitalet COVID ka një numër të vogël psikologësh.
Sipas saj këshillimet për pacientët nuk janë kryer ashtu siç duhet dhe se vetëvrasjet janë një dështim i spitalit.
“Nuk kemi një numër fiks se sa psikologë janë në gatishmëri për të trajtuar pacientët me COVID. Duke pasur parasysh situatat e fundit që shumë persona janë vetëflijuar, kjo do të thotë që numri i psikologëve është i dobët dhe këshillimi nuk mund të jetë i kryer ashtu siç duhet. Duke parë nga vetëflijimi i parë dhe deri në momentin që ne flasim rastet po shtohen.
Ky është një dështim i spitalit. Nuk është puna tek ne që nuk mund të bëjnë ne punë tonë si psikologë, por është kompetencë e spitaleve që të marrin këto nisma për të bërë trajtimin e duhur në spitale”, u shpreh znj. Lekli.
Ajo sqaroi më tej se pacientët e infektuar mund të kenë edhe probleme mendore, apo mund të kenë kaluar trauma, të cilët duhet të trajtohen menjëherë sapo mbërrijnë në spitalet COVID.
“Pacientët mund të ketë shqetësime të tjera mendore, mund të kenë çrregullime mendore, mund të jenë ndjekur nga një psikiatër. Mund të jenë persona që të kaluarën kanë pasur trauma. Këta persona që infektohen me COVID duan trajtim më të mirë të psikologut dhe psikiatrit.
Një person që nuk ka pasur probleme të tilla nuk e mendoj se mund të marrë të tillë akt. Është edhe çështje karakteri e personit sesi mund ta përjetojë infektimin. Nuk e dimë se çfarë i ka shtyrë këta persona, nuk e kemi informacion nga kartela e tyre”, tha ajo më tej.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta