”Moderna” njofton se sot do të kërkojë miratimin e vaksinës së saj anti-COVID
Kompania e bioteknologjisë “Moderna” ka njoftuar se sot do të kërkojë miratimin e vaksinës së saj anit-COVID-19 në Evropë dhe SHBA, pasi vaksina provoi të ishte 100% efektive kundër rasteve të rënda të COVID-19.
“Moderna” do të paraqesë një kërkesë për miratim nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe për autorizimin e përdorimit në kohë emergjence nga Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave.
“Analizat pozitive paraprake konfirmojnë se vaksina jonë mund ta ndalojë virusin e COVID-19 me një efikasitet rreth 94.1% dhe më e rëndësishmja është se mund të parandalojë rastet e rënda të COVID-19”, tha drejtuesi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel.
“Ne besojmë se vakinsa jonë mund të sigurojë një mekanizëm të ri dhe të fuqishëm që mund të ndryshojë situatën e pandemisë dhe të parandalojë këtë sëmundje të rëndë, dhe vdekjet si pasojë të saj”, shtoi Bancel.
Ky lajm bëhet i ditur pasi në provat e vaksinës së Modernës u rezultua se 196 persona nga 30,000 pjesëmarrës u infektuan me COVID-19. Vetëm 11 nga personat e infektuar kishin marrë vaksinën e Modernës.
Lexoni gjithashtu:
Vaksina anti-Covid, aeroporti i Frankfurtit gati të përballet me sprovën logjistike të transportit
Dyshues për vaksinimin, 40% e italianëve shprehen në anketa se nuk do të rrezikojnë
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut