Prishtina merr vendim, qytetarët do udhëtojnë falas me transportin publik për 30 ditë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qarkullimi me autobusët urbanë do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht.
Ky vendim i ri shtoi Ahmeti do të aplikohet duke nisur nga nesër, datë 1 dhjetor, dhe kjo do t’iu vijë sadopak në ndihmë atyre familjeve, të cilat përdorin këtë shërbim në përditshmërinë e tyre.
“Qarkullimi me autobusët e trafikut urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, shkruan ai në “Facebook”.
Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke…
Posted by Shpend Ahmeti on E hënë, 30 Nëntor 2020
Kreu i Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për ruajtjen e shëndetit në kohë pandemie.
“Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, shton ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset