Nisin përgatitjet për festivalin e Eurovizionit, qytetarët e presin me entuziazëm
Ne 9 maji ne Liverpool do të nis festivali i Eurovizionit, qyteti britanik është duke mirëpritur edhe turistë të cilët janë fansa të eventit muzikor.
Qyteti i Liverpool-it është i famshëm për muzikën e tij por edhe për njerëzit miqësorë.
Ata mezi presin të presin evropianët që do të marrin pjesë në konkursin e këngës së Eurovizioni cili nis ne 9 maji
“Për të qenë i sinqertë me ju, do të thosha se qyteti po kërcen, me të vërtetë e presim me padurim eventin. Kudo që shkoni ka shenja te Eurovizionit, të gjithë janë gati për të. Do të jetë diçka e bukur”-tha Will Cillan, banor i Liverpool-it.
“Liverpool është shtëpia e muzikës, me të vërtetë shtëpia e muzikës që nga vitet 50/60 e deri më tani.”- u shpreh Sheila Slater, banore e Liverpool-it.
“Do të sjellë shumë para në qytet, biznesi i hoteleve, baret – madje edhe taksitë. Do të jetë diçka e shkëlqyer për qytetin”- nënvizon Roberto Morecroft, banor.
Për këto dy familje ukrainase, Liverpooli është tanimë shtëpia e tyre. Vendi i tyre vitin e kaluar fitoi konkursin e këngës në Eurovizion
“Mendoj se është mjaft e drejtë sepse Britania e ndihmoi shumë Ukrainën”. shprehet një nga refugjatët’- shton Alex Shpek, refugjat ukrainas
Të apasionuarit pas festivalit të Eurovizionit kanë filluar tashmë të mbërrijnë – për të përjetuar momentet e para, organizimin e për të qenë gati për netët e këngës.
Madje njerëzit prisnin në radhë me shpresën edhe për të gjetur një biletë.
“Parashikohet që Eurovizioni me 25 milionë paund të ndikojë ekonominë në Merseyside dhe përtej kësaj do të ketë 5% rritje sa i përket turistëve europianë që vijnë në këtë qytet çdo vit” – thotë Luke Hanrahan, korrespondent i Euroneës.
Brenda arenës, në sallën e madhe të Liverpool-it, është projektuar imazhi me temën e ‘bashkimit, festës dhe komunitetit’. Do të dëgjohet kolona zanore e këtij viti – shkruar nga kompozitori ukrainas Michael Nekrasov
“I gjithë qyteti është në modalitetin e Eurovizionit, lokalet po e përjetojnë plotësisht dhe ne mezi presim të ndiejmë emocionet e festivalit”- thekson Angelo Dadalis.
“Është një nga ëndrrat e mia të jem në Angli dhe është vërtet e mahnitshme që ne jemi këtu në qytetin e muzikës dhe do të festojmë konkursin e këngës Eurovizion këtu në Britani”- tha Takis Gakisfotiu.
Një konkurs kënge që duhej të zhvillohej në Ukrainë. Por qyteti britanik u ofrua si vend mikpritës. Dhe qytetarët e Liverpulit duan që Ukraina të ndihet krenare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati i PD pas seancës në GJK: VKM-ja synon pabarazinë mes qytetarëve para ligjit
- Atentat kryeprokurorit bullgar, shpërthen eksplozivi, zyrtari shpëton mrekullisht
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta