Moska paralajmëron hakmarrje pas atentatit të dështuar ndaj Putin

3 Maj 2023 | 17:52

Presidenti rus Vladimir Putin është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore pas një sulmi me dron të kryer gjatë natës ndaj Kremlinit.

Moska akuzon Kievin se është përpjekur të vrasë Putin në një sulm të filmuar dhe të përhapura përmes Twitter-it, si dhe të transmetuara nga mediat ndërkombëtare.

Në një deklaratë, qeveria ruse thotë se Putin nuk ndodhej në Kremlin dhe shton se do të reagojë në momentin e duhur. I pyetur për përdorimin e dronëve më 9 maj, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se do të veprohet sipas rekomandimeve të shërbimeve të sigurisë.

Ukraina ka mohuar të ketë lidhje me atë që ndodhi. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mikhaylo Podolyak deklaroi se ky sulm i dyshuar është justifikimi i Moskës për të sulmuar civilët ukrainas. Më vonë ai postoi edhe një video.

“Sa i takon dronëve ndaj Kremlinit, gjithçka është e qartë si kristali, por unë do të them diçka gjithsesi. Së pari, Ukraina nuk ka lidhje me të, sepse nuk ka vlerë ushtarake në aksione të tilla”, tha Mikhaylo Podolyak, këshilltar i presidentit Ukrainas.

Ekzistojnë gjithashtu aludime se bëhet fjalë për një aksion të partizanëve rusë kundër klanit të presidentit Putin, që është dobësuar nga lufta. Sidoqoftë, dyshimet janë të shumta në Moskë kur mungojnë pak ditë nga parada e Ditës së Fitores.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026