Nis zëvendësimi i naftës, në transport do futen biokarburantet

4 Maj 2023 | 13:43

Reformat dhe ligjet që bashkojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian kanë prekur edhe karburantet. I tilllë është projketi për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës, me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Projektligji është në fazë konsultimi, dhe qëllimi kryesor është përmbushja e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor.

“Për Shqipërinë, transporti është kontribuesi më i madh i dioksidit të karbonit dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike. Qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve”- thuhet në relacion.

Nga ana tjetër, projektligji ka si qëllim edhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për dobinë që sjell në mjedis dhe në shëndetin e tyre, konsumi biokarburanteve në sektorin e transportit.

Biokarburantet janë lëndë djegëse që nxirren nga biomasa apo mbetjet organike bimore apo shtazore dhe sot shihen si mënyrë më e mirë për të ulur emetimet që shkaktojnë efektin serë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026