Kompanitë Pfizer dhe BioNtech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19 në Europë
Kompania gjermane BioNTech dhe kompania amerikane farmaceutike Pfizer kanë kërkuar miratimin e Agjencisë Europiane të Barnave për përdorimin e vaksinës së tyre kunder COVID-19.
Të dy kompanitë i kanë dërguar më herët një kërkesë edhe Administratës Amerikanë të Ushqimeve dhe Barnave për përdorimin e vaksinës, ndersa kompania amerikane Moderna gjithashtu njoftoi ditën e djeshme se kishte kërkuar miratimin për vaksinën e saj kandidate.
Ky lajm do të thotë se vaksina e Pfizer mund të jetë e disponueshme edhe në Bashkimin Europian gjatë fundit të këtij viti për grupet më të prekura nga coronavirusi, nëse Agjencia miraton përdorimin e saj.
“Vaksina kandidate e BioNTech është 95% efektive”, tha kompania “dhe veçanërisht është 94% efektive tek personat mbi 65 vjeç, të cilët klasifikohen si grupmosha më e rrezikuar nga COVID-19”.
Bashkimi Europian nënshkroi së fundmi një marrëveshje për të siguruar 300 milionë doza nga vaksina e BioNtech dhe Pfizer, megjithatë kjo vaksinë kërkon të ruhet në temperaturën -70 gradë Celsius, një infrastrukturë që në shumë vende nuk ekziston.
Lexoni gjithashtu:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës