Presidentët e klubeve shqiptare të padurueshëm, në pesë javë bëjnë tre shkarkime
Emanuel Egbo, Armando Cungu dhe Giovanni Colella janë tre trajnerët që janë larguar nga skuadrat e tyre, pas vetëm pesë javësh kampionat. Edhe pse është vetëm fillimi i kampionatit, tre skuadra kanë bërë ndryshime në stol, duke mos u besuar trajnerëve që përgatitën skuadrat për sezonin e ri dhe bënë merkaton.
Egbo u largua nga Tirana menjëherë pas javës së dytë dhe eliminimit nga Kupa, Cungu e drejtoi Laçin deri në javën e katërt, ndërsa së fundmi Apolonia dha lajmin se drejtuesit e kishin pranuar dorëheqjen e trajnerit italian, që mori me shumë bujë drejtimin e fierakëve.
Një tregues i qartë për durimin e pakët të presidentëve, të cilët janë mjaftuar që nga ndeshjet e para për të marrë vendimin e ndërprerjes së marrëveshjes.
Edhe pse diferenca nga vendi i parë është e rikuperueshme, nisja e një projekti të ri shihet si opsion më i arsyeshëm, duke anashkaluar në disa raste dhe faturat ekonomike, apo dhe problemet sportive që do të sillte ndryshimi i një prej hallkave më të rëndësishme së një skuadre.
Lëvizjet e shumta në skuadrat shqiptare është një fenomen që ndodh rëndomtë, që në raste minimale vendosin ta përfundojnë një sezon me të njëjtin timonier, apo dhe në raste akoma dhe më të rralla të besojnë tek një trajner në dy apo më shumë sezone.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet