Shpyllëzimi i Amazonës në nivelet më të larta në 12 vite, sipas të dhënave të fundit
Shpyllëzimi i Amazonës është në nivelet më të larta për dymbëdhjetë vitet e fundit, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar brazilian i Hulumtimeve Hapësinore.
Nga korriku i vitit 2019 dhe deri në gusht të këtij viti raportohet se është shpyllëzuar një sipërfaqe prej 11.088 kilometrash katrorë, një rritje prej 9.6 për qind në krahasim me vitin e shkuar.
Shifrat janë më të larta të regjistruara që nga 2008, kur u shkatërrua një sipërfaqe prej 12.911 kilometrash katrorë.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njihet për skepticizmin e tij ndaj ndryshimeve klimatike dhe është kritikuar gjerësisht për menaxhimin e kësaj dukurie.
“Vizioni i qeverisë së Bolsonaros mbi zhvillimin e Amazonës na kthen në të shkuarën, me shifra shpyllëzimi që nuk janë vërejtur që prej 2008”, thotë Cristiane Mazzetti e organizatës Greenpeace.
“Është një pikëpamje e prapambetur që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Brazilit dhe nuk është në përputhje me përpjekjet mbarë botërore mbi menaxhimin e krizës klimatike dhe biodiversitetit”.
Greenpeace tha se nëse miratohet buxheti i Bolsonaros për 2021, agjencive të mjedisit do iu shkurtohen rreth “35 për qind e buxhetit”.
Amazona është pylli më i madh tropikal në botë dhe ka një rol kritik në betejën kundër ndryshimeve klimatike për shkak të aftësisë së lartë thithëse të karbonit.
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden është shprehur gjatë një debati elektoral se Brazili do të vuajë pasojat të rënda ekonomike nëse shpyllëzimi do të vijojë.
Lexoni gjithashtu
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq