Qeverisja në pandemi, avokati Saimir Vishaj: Politika duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve
Rritja e rasteve të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka detyruar qeverinë të nxjerrë akte normative për të vendosur kufizime ndaj qytetarëve. Qeveria thotë se vendosja e akteve ka për qëllim kontrollin dhe kufizimin e përhapjes e shpejtë të virusit në popullatë.
Por sa ligjore dhe sa të drejta janë këto masa? Pavarësisht gabimeve, avokati Saimir Vishaj në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se këto vendime vijnë për shkak të situatës së jashtëzakonshme, që është krijuar nga pandemia Covid-19.
“Nëse në mars na u quajt propagandë, sot jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Me vendimet e Këshillit të Ministrave, sot ne jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Nuk i takon qeverisë, por mund t’i takojë presidentit të Republikës. Jemi në situatë të jashtëzakonshme, që çdo vendim i Këshillit të Ministrave, nuk është vendimmarrje individuale, por është vendimmarrje e pandemisë globale”, tha ai.
Ai tha se viti i ardhshëm do jetë vit i vështirë në kuadrin e zbatimit të ligjeve për shkak të mungesës së pushtetit gjyqësor.
“Për aq kohë sa nuk kemi pushtet gjyqësor, ne nuk kemi shtet. Pushteti gjyqësor është kontrollues i pushtetit legjislativ apo ekzekutiv. Unë mendoj se viti 2021, do jetë më i vështirë se 2020 se nuk ke pushtet gjyqësor. Kur nuk ke pushtet gjyqësor, nuk mund të flitet për të drejtat dhe liritë e njeriut”, theksoi ai.
Pavarësisht situatës së pandemisë, avokati Vishaj mbajti qëndrim kritik ndaj qeverisë, ndërsa tha se për tetë muaj me anë të akteve normative ka mbyllur edhe gjykatat.
“Jemi në situatë që nuk e kemi kaluar. Po na vdesin njerëz, ne sot duhet të kishim ardhur me nota optimiste. Po na vdesin shokë, dhe kjo është situatë e jashtëzakonshme, dhe kjo është situata më e rëndë që po kalojmë. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë morale dhe ligjore, që të mbyllë gjykatat. Nuk ka asnjë forcë, por pajtohem, se për tetë muaj gjykatat i kemi të mbyllura. KLGJ i referohet aktit normativ dhe na kanë lënë pa Gjykatë të Lartë. A ka abuzime? Ka akuzime”, shtoi ai.
Tre vite nga fillimi i punës së dy organeve të vetingut, sot ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj propozoi ngritjen e një grupi pune për të evidentuar problematikat e hasura gjatë kësaj periudhe.
Avokati i njohur foli për këtë ide të z.Xhafaj, po tha se edhe ai ka “mëkatet e veta” në hartimin e kësaj reforme në sistemin e drejtësisë. Ai shtoi se politika duhet t’u kërkojë falje qytetarëve, që sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe as të Lartë.
“Xhafaj ia fut kot, sepse Xhafaj ishte projektor i kësaj reforme që e kemi sot. Xhafaj nuk mund të ngrinte vetting në Polici, aq më tepër këtë lloj vetitngu ta bënte duke filluar nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë. Nuk ka asnjë vend në botë, që ka ngeluar pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese. Sot duhet t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve që janë pa Gjykatë Kushtetuese. Politika e ka fajin. Jemi pa pushtet gjyqësor dhe kjo tregon se nuk kemi shtet. Avokatët po flenë gjumë. Edhe gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun nuk janë më të mirët”, theksoi ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Xhafaj: Grup pune për KPA e KPK. Manja: Marrin 2,9 vendime në muaj
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet